Portugalia është shpallur kampion i Evropës në futboll.
Portugezët triumfuan në finale kundër Francës me rezultat 1:0.
Por, portugezët nuk e kishin ndihmën e Cristiano Ronaldos, i cili u largua shkaku i një lëndimi në këmbë në minutën e 25-të takimit, transmeton Telegrafi.
Lexo më shumë: Ronaldo shpërthen në lot në momentin e golit (Foto/Video)
Sipas ekzamininimeve të para, Ronaldo ka lënduar ligamentet dhe sipas Marcas, portugezi ka mundësi që të humbas takimin për Super Kupën e Evropës, kur Real Madridi do të takohet me Sevillan.
Vlen të theksohet se ky ballafaqim do te zhvillohet më 9 gusht në stadiumin Lerkendal Stadion – Trondheim të Norvegjisë. /Telegrafi/