Telegrafi

Ronaldo mirëpret Guardiolan te Juventusi, me spanjollin do të ‘ringjallej’ edhe Dybala  

Foto: Marca

Juventusi u eliminua nga Ajaxi në fazën e çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe klubi tani po shikon në të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri.

Skuadra italiane tashmë ka siguruar titullin e tetë radhazi në Serie A, por ka sjellë Cristiano Ronaldon për t’iu ndihmuar në fitimin e kurorës evropiane.

Klubi tani po e konsideron të ardhmen e trajnerit Allegri dhe sipas Il Giornale, Zonja e Vjetër po synon Pep Guardiolan si zëvendësim të mundshëm këtë verë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Pep Guardiolas

Allegri mori përgjegjësinë pas largimit të Antonio Contes në 2014 dhe ka fituar pesë tituj të Serie A gjatë kohës së tij në Torino, si dhe ka arritur dy finale të Ligës së Kampionëve.

Ardhja e Ronaldos verën e kaluar e ka larguar Paulo Dybalan nga vëmendja në këtë sezon, me argjentinasin që ka humbur vendin e tij në formacionin titullar.

Guardiola do të ishte një arritje e mirë për Ronaldon, ndërkohë që mund të nënkuptojë që të rikthehet edhe forma ma e mirë e Dybalas me fanellën e Juventusit.

Trajneri katalunas ka qenë krucial në suksesin e shumë bashkatdhetarëve të Dybalas, si Lionel Messi dhe Sergio Aguero. /Telegrafi/