Telegrafi

Ronaldo, Messi dhe Neymar kanë aeroplanët e tyre privatë, por kush e zotëron më të shtrenjtin? (Foto)

Futbollistët i duan gjërat luksoze në jetë. 

Nëse jeni futbollist i klasit të lartë, është e natyrshme që dëshironi të udhëtoni me aeroplanin tuaj privat.

Ata vozitin vetura të shpejta, veshin rroba të shtrenjta dhe disa kanë edhe restorantet e tyre.

Ju kurrë nuk do t’i shikoni në klasat ekonomike disa prej futbollistëve të famshëm.

Më poshtë i keni disa prej futbollistëve që kanë aeroplanët e tyre ndërsa se cili e ka blerë më së shtrenjtë do të mund ta mësoni.

10. Ronaldinho me aeroplan Embraer Phenom 100 që i ka kushtuar 2.9 milionë euro

9. Kaka me aeroplan Cessna Citation CJ3 Plus që i ka kushtuar 6.7 milionë euro

8. Gareth Bale me aeroplan Cessna Citation XL Plus që i ka kushtuar 9.7 milionë euro

7. Neymar me aeroplan Embraer Legacy 450 që i ka kushtuar 12.2 milionë euro

6. Wayne Rooney me aeroplan Dassault Falcon 900LX që i ka kushtuar 15.8 milionë euro

5. Paul Pogba me aeroplan Gulfstream G280 që i ka kushtuar 20.4 milionë euro

4. David Beckham me aeroplan Bombardier Challenger 350 që i ka kushtuar 21.5 milionë euro

3. Zlatan Ibrahimovic me aeroplan Cessna Citation Longitude që i ka kushtuar 23.8 milionë euro

2. Lionel Messi me aeroplan Embraer Legacy 650 që i ka kushtuar 28.3 milionë euro

1. Cristiano Ronaldo me aeroplan Gulfstream G650 që i ka kushtuar 31.8 milionë euro