Telegrafi

Ronaldo më i miri sipas FIFA-s, por ‘ngel’ e dashura e portugezit (Foto)

Mediat evropiane kanë publikuar fotot e lojtarëve të ftuar në ceremoninë që u zhvillua sonte në Zyrih ku FIFA po shpërndan çmimet për lojtarët më të mirë të vitit.

Lexo po ashtu Dani Alves me veshjen më të mirë në ceremoninë e FIFA-s - “Futbollisti i Vitit” (Foto/Video)

Të gjithë janë veshur shik dhe në formë speciale po ajo që është parë si skandal ka qenë veshja e të dashurës së lojtarit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, transmeton Telegrafi.

E dashura e portugezit ishte veshur me një fustan të zi por shumë të shkurtër që për mediat është parë shumë provokativ.

Ndryshe, Ronaldo është shpallur futbollisti i vitit prej FIFA-s, duke lënë pas Lionel Messin dhe Antonie Griezzman.

Më poshtë keni edhe disa prej veshjeve të të dashurave të futbollistëve. /Telegrafi/