Mediat evropiane kanë publikuar fotot e lojtarëve të ftuar në ceremoninë që u zhvillua sonte në Zyrih ku FIFA po shpërndan çmimet për lojtarët më të mirë të vitit.
Të gjithë janë veshur shik dhe në formë speciale po ajo që është parë si skandal ka qenë veshja e të dashurës së lojtarit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, transmeton Telegrafi.
E dashura e portugezit ishte veshur me një fustan të zi por shumë të shkurtër që për mediat është parë shumë provokativ.
Ndryshe, Ronaldo është shpallur futbollisti i vitit prej FIFA-s, duke lënë pas Lionel Messin dhe Antonie Griezzman.
Më poshtë keni edhe disa prej veshjeve të të dashurave të futbollistëve. /Telegrafi/