Telegrafi

Ronaldo mban stërvitjen e parë me Al Nassr, ovacione nga publiku në çdo top të prekur nga ai

Pas prezantimit spektakolar, Cristiano Ronaldo ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën arabe Al-Nassr.

Stërvitja është zhvilluar në stadiumin e mbushur me shikues që kishin ardhur për prezantimin e CR7.

Çdo prekje e topit dhe gol në stërvitje nga Ronaldo është përcjell me ovacione nga publiku.

Në stërvitje ishin edhe emra të tjerë të njohur futbollit botëror si Vicente Abuobakar, David Ospina, Luis Gustavo, Talisca e të tjerë, me të cilët Ronaldo do të ndajë fushën.

Periudha e Ronaldos tek Al-Nassr tashmë ka nisur edhe zyrtarisht dhe ai pritet të jetë në fushë nga ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/