Site icon Telegrafi

Ronaldo: Kurrë nuk e kam konsideruar Messin si rival, por mediat dhe spektakli kërkojnë diçka të tillë

(Foto: Screenshot/Twitter/Favourite Eyo)

Cristiano Ronaldo ka diskutuar në lidhje me raportin e tij me Lionel Messin, pas triumfit të Juventusit (3-0) ndaj Barcelonës në Camp Nou të martën mbrëma.

Superylli i Zonjës së Vjetër shënoi dy herë në sfidën e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa Bianconerët përfunduan të parët në Grupin G.

Portugezi ka thënë pas ndeshjes se asnjëherë nuk e kishte konsideruar argjentinasin si një rival në mënyrën si është interpretuar nga tifozët dhe mediat.

“Gjithmonë kam pasur një raport të përzemërt me të. I kam ndarë 12, 13 apo 14 vite të ceremonive me të. Asnjëherë nuk e kam parë si një rival”.

“Ai gjithmonë përpiqet të bëjë më të mirën për ekipin e tij dhe unë po ashtu. Gjithmonë ia kemi kaluar mirë”.

Lexo po ashtu Juventusi thumbon Barcelonën: E mbajtëm fjalën, ua sollëm mbretin e futbollit

“Por, e dimë se në futboll, për mediat, për spektaklin, kërkohet rivaliteti, mirëpo gjithmonë kemi kaluar mirë. Unë e konsideroj njësoj si gjithmonë”, ka deklaruar Ronaldo për Movistar+. /Telegrafi/

Exit mobile version