Al-Nassr arriti në finalen e Kupës së Kampionëve të klubeve arabe për herë të parë në histori dhe festimi i golit fitues nga Cristiano Ronaldo shkaktoi shumë polemika në Arabinë Saudite.
Al-Nassr mundi Al-Shorta të Irakut me rezultat 1:0 në gjysmëfinale dhe Ronaldo shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga një penallti në minutën e 75-të.
Portugezi e festoi golin me markën e tij “Siuuu!”, por para se të bënte kthesën e tij të famshme në ajër, Ronaldo e bëri kryqin apo ‘aktin e pagëzimit’, gjë që zakonisht nuk e bën.
Lëvizja e tij shkaktoi polemika të shumta në Arabinë Saudite, një vend ku Islami është feja mbizotëruese.
Sipas ligjit saudit, fetë e tjera lejohen nëse ritualet kryhen në shtëpi, ndërsa është rreptësishtë e ndaluar praktika e feve të tjera në publik, duke përfshirë edhe vetë aktin e pagëzimit.
Përderisa disa besojnë se Ronaldo e bëri këtë sepse i intereson shumë goli që shënoi, dhe se falënderoi Zotin në këtë mënyrë, të tjerë besojnë se është një provokim i pastër, duke qenë se ai nuk është ‘kryqëzuar’ kurrë më parë në festimet e golave të tij dhe për të testuar tolerancën e sauditëve.
Al Nassr are in the Arab cup finals for the first time in their history.
Ronaldo did the sign of the cross before the Suuuiii ➕ 🐐 pic.twitter.com/gTJM2SbmGE— Winner (@SamuelTheWinner) August 9, 2023
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo bën lëvizje që shkaktojnë shumë polemika në publik.
Në muajin mars, ai kapi organin e tij gjenital pas ofendimeve nga tifozët në tribuna, dhe vetëm një muaj më vonë, ai ra në sexhde teksa festonte një gol. /Telegrafi/
Ronaldo doing the Cross Sign✝️ in Saudi😭 pic.twitter.com/cvYqUFk3gm
— King Leo♌️🔥 (@SummerBoy1808) August 9, 2023