Telegrafi

Ronaldo kompleton het-trikun e tij në pjesën e parë te Al Nassr, shton edhe dy asistime

Cristiano Ronaldo ka kompletuar het-trikun e tij brenda pjesës së parë në duelin e Al Nassr me Abha në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Arabisë.

CR7 shënoi dy gola (12’, 21’), që të dyja nga gjuajtjet e lira, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Lexo po ashtu Të gjithë thonë se ka përfunduar si lojtar: Ronaldo me dy super gola për Al Nassrin nga gjuajtjet e lira

Ronaldo nuk u ndal me kaq, pasi asistoi te Sadio Mane në minutën e 33-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë kompletoi het-trikun e tij.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë bëri një tjetër asistim, kur shërbeu Abdulmajeed Al Sulaiheem (44’), për rezultatin 5-0. /Telegrafi/