Telegrafi

Ronaldo kombinon pasionin për vetura me fizikun e tij në një fotografi

Cristiano Ronaldo (Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo është i njohur për koleksionin e madh të veturave të shtrenjta të cilat i posedon.

Superylli portugez njëherësh njihet edhe për fizikun e jashtëzakonshëm, me të cilin tërheq vëmendjen sa herë që publikon imazhe të reja në rrjetet sociale.

35-vjeçari, i cili numëron mbi 233 milionë ndjekës në Instagram, në një prej postimeve të reja ka bërë një kombinim të të dyjave.

(Foto: Instagram/cristiano)

Ai ka pozuar i zhveshur në pjesën e sipërme, teksa ndodhet i mbështetur për Buggatin e tij të shtrenjtë që mban logon e tij ‘CR7’.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo paguan dhjetë milionë euro për Bugattin - i shton koleksionit të makinave edhe një jaht luksoz

Ndryshe, ditë më parë, Ronaldo ka shpenzuar 10 milionë euro për një tjetër Bugatti, gjegjësisht modelin Centodieci, nga i cili ekzistojnë vetëm edhe nëntë të tjera në gjithë botën. /Telegrafi/