Telegrafi

Ronaldo kërkon golin në ndeshjen e 200-të me Portugalinë, flet sërisht me superlativa për kampionatin arab

Cristiano Ronaldo do të zbres në fushë në sfidën Islandë – Portugali dhe kjo ndeshje do të jetë shumë e veçantë për të.

Ndeshja ndaj Islandës do të jetë e 200-ta me fanellën e Kombëtares së Portugalisë për CR7, derisa ai pret që të shënoj gol.

CR7 ka deklaruar se do të ishte bukur nëse do të shënonte në këtë sfidë.

Lexo po ashtu Tifozi futet në fushë dhe puthë këmbët e Ronaldos, ylli portugez e priti me dashamirësi

“Në ndeshjen e 200-të do të jetë diçka e shkëlqyer nëse do të shënoj. Por më e rëndësishmja është rruga jonë drejt kualifikimit”, deklaroi Ronaldo.

Ronaldo tutje foli sërish me superlativa për kampionatin arab, duke thënë se është një kampionat i fortë dhe se nuk ka ndeshje të lehtë.

“Kampionati saudit është i bukur, por ju gjykoni pa i parë ndeshjet. Ligë e mirë dhe e fortë. Po e shihni vetë se çfarë po ndodh në afatin kalimtar dhe afrimet”, deklaroi Ronaldo.

Lexo po ashtu Ronaldo tregon dallimin e madh pas transferimit në Arabinë Saudite

Krejt në fund CR7 u ndal duke folur edhe për rekordet e arritura gjatë karrierës së tij.

“Gjithmonë shpresoj dhe synoj të shënoj sa më shumë gola. Por nuk jam i fiksuar pas rekordeve. Nuk rend unë pas tyre, janë ato që më ndjekin mua”, deklaroi pesë herë fituesi i Topit të Artë. /Telegrafi/