Telegrafi

Ronaldo kalon kohën e lirë me fëmijë, luan bilardo me ta (Foto)

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është shfaqur më se i entuziazmuar në krah të fëmijëve.

Ai kohën e lirë duket se e kalon në mënyrë mjaft argëtuese.

Aspak mendjemadh, gjithmonë i buzëqeshur me fëmijët – ky është Ronaldo! Foto: InstaStory

Dhe këtë e bën me fëmijët, djalin e tij Cristiano Jr dhe shokët e tij të vegjël.

Ai në një postim në rrjetin social Instagram ka treguar se po kalon kohë të mirë duke luajtur bilardo me fëmijët.

Ronaldo do t’i kthehet fushës këtë fundjavë në shtëpi ndaj Leganes, ku do të provojë një tjetër hettrik. /Telegrafi/