Duhet të ndihemi me fat që jetojmë në kohën e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, pasi që të dy janë duke e dominuar futbollin qe më shumë se një dekadë.
Por, futbolldashësit ende e komentojnë se cili prej tyre është lojtari më i mirë në histori të futbollit, duke i renditur sukseset personale.
Sidoqoftë, debati më i madh që po zhvillohet aktualisht është suksesi i Ronaldos me kombëtaren e Portugalisë dhe ai i Messit me Argjentinën.
Ylli i Juventusit deri më tani ka arritur ta fitojë Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, derisa kapiteni i Barcelonës ende nuk e ka fituar një trofe të madh me kombëtaren e tij.
Ronaldo kryeson me golat e shënuar në përballjet me karakter garues, për dallim nga Messi që prin në ndeshjet miqësore.
Portugezi ka shënuar 71 gola në përballjet konkurruese, derisa ka realizuar 35 sosh në miqësore.
Nga ana tjetër, argjentinasi ka shënuar 35 gola në ndeshjet me karakter garues, derisa ka arritur të shënojë 32 në miqësore. /Telegrafi/