Telegrafi

Ronaldo: Juventusi po punon për të pushtuar Italinë, Evropën dhe botën

Cristiano Ronaldo (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo synon të pushtojë Italinë, Evropën dhe botën në sezonin e tij të tretë me Bianconerët, pasi sipas tij fryma dhe ambicia janë më të larta sa kurrë.

Thashethemet për një lëvizje të mundshme te Paris Saint-Germain u shfaqën në mediat franceze këtë verë, por përfaqësuesit e lojtarit ishin të shpejtë për të mohuar raportet.

Ronaldo, i cili shënoi 31 gola në 33 ndeshje të Serie A për të ndihmuar Zonjën e Vjetër të fitojë titullin e nëntë radhazi, është zotuar të vazhdojë të luftojë për të rikthyer suksesin evropian në Torino.

Lexo po ashtu Cambiasso: Shitja e Ronaldos do të ishte dorëzim nga ana e Juventusit

“Ndërsa jam duke u përgatitur për sezonin tim të tretë si Bianconero, fryma dhe ambicia ime janë më të larta sa kurrë. Golat. Fitoret. Angazhim. Përkushtim. Profesionalizëm”, ka shkruar fillimisht Ronaldo në profilin e tij në Instagram.

“Me gjithë forcën time dhe me ndihmën e çmuar nga shokët e mi të skuadrës dhe i gjithë stafi i Juventusit, ne punojmë edhe një herë për të pushtuar Italinë, Evropën dhe Botën!”.

Cristiano Ronaldo (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Thyerje rekordesh. Kapërcimi i pengesave. Fitimi i titujve dhe arritja e qëllimeve personale. Të bëjmë më shumë dhe më mirë edhe një herë dhe përsëri. Të arrijmë më lart dhe të kemi sukses në të gjitha sfidat që mund të vijnë në rrugën tonë”.

“Të bëjmë çdo vit një aventurë më të mirë se viti i mëparshëm dhe të fitosh gjithçka për tifozët dhe mbështetësit tanë”.

Lexo po ashtu Tifozët zgjedhin formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

“Të jemi bartës të këtij pasioni të mahnitshëm dhe unik siç është Juventusi, dhe të jetojmë deri në historinë e tij, duke lartësuar emrin tonë, vlerat dhe standardet tona sa më lart që të jetë e mundur”.

“Ne jemi Juventusi! Ne jemi kampionët! Ne kthehemi përsëri dhe më të fortë se kurrë! Të gjitha së bashku! Fino Alla Fine!”, ka përfunduar portugezi. /Telegrafi/