Telegrafi

‘Ronaldo jeton për gola dhe ka qenë gjithmonë një kampion’ – Kjaer mbetet një tifoz i madh i yllit të Juventusit  

Simon Kjaer ka thënë se Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë një kampion dhe “jeton për gola”, me Juventusin që përgatitet të përballet me Milanit të dielën në derbin e javës së 35-të në Serie A.

Juventusi dhe Milani do luftojnë mes vete në një ndeshje të madhe e cila mund të vendos edhe kualifikimin e klubeve në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, për Ronaldon do të jetë edhe një luftë për të gjetur golin e tij të 100-të me Bianconerët.

Lexo po ashtu Juve-Milan, dueli vendimtar edhe për të ardhmen e Ronaldos dhe Donnarummas

Kjaer, i cili do të jetë kundërshtar i tij nesër (e diel) shpreson ta mbajë të qetë 36-vjeçarin në ndeshjen e tensionuar, por pranon të jetë një tifoz i madh i pesë herë fituesit të Topit të Artë.

“Ka qenë gjithmonë kënaqësi të luaja kundër tij. Që nga hera e parë 11 ose 12 vjet më parë”, ka thënë fillimisht Kjaer për Sky Sport Italia për Ronaldon.

“Ai ka ndryshuar shumë në krahasim me më parë, por ai ka qenë gjithmonë një kampion dhe nuk ka nevojë të diskutohet”.

“Ai jeton për gola. Ai mund të luajë një lojë dobët, por nëse ka një top në minutën e 90-të, ai bën gjithçka për të shënuar atë gol”.

“Ai është gjithmonë aty gjatë gjithë lojës, prandaj ai ka qenë gjithmonë në krye të futbollit për 10 deri në 15 vitet e fundit”, përfundoi mbrojtësi i Milanit. /Telegrafi/