Cristiano Ronaldo ndihet shumë i lumtur me trofeun e fituar të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid ka mposhtur Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultat të thellë 4-1, duke u futur në histori si fituesi i parë i këtij trofeu dy herë radhazi.
Kjo fitore e ka bërë shumë të lumtur heroin e skuadrës Ronaldon, i cili u shpreh pas ndeshjes që më shumë vlejti fitorja dhe rekordi historik sesa golat e tij.
“Jam shumë i lumtur, një tjetër Ligë e Kampionëve dhe shkruam historinë”, ka thënë fillimisht Ronaldo pas fitimit të ndeshjes.
“A është kjo Liga ime e Kampionëve? Nuk e di, kam qenë në formë në momentet më vendimtare, duke shënuar gola në ndeshjet kryesore, por me rëndësi është fitorja dhe rekordi historik që e arritëm”.
“Me të vërtetë nuk po mund të përshkruajë gëzimin për këtë triumf”, përfundoi ylli i Realit. /Telegrafi/