Telegrafi

Ronaldo: Isha afër kalimit te Arsenali

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka folur për të kaluarën e tij, e cila ka mundur ta çojë atë te Arsenali.

31 vjeçari u mor nga United pasi impresionoi në një miqësore që ekipi i tij Sporting zhvilloi ndaj Djajve.

Por, gjërat do të kishin shkuar krejt ndryshe nëse Arsene Wenger do të kishte kryer punë më herët.

“Nuk është planifikuar transferimi te Arsenali”.

“Klube tjera si Arsenali, Valencia dhe Interi më kërkuaan po ashtu, por ne luajtëm ndaj Manchester Unitedit dhe pjesa tjetër është histori”, u shpreh Ronaldo.

Që nga ajo kohë, Ronaldo është shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë në botë. /Telegrafi/