Telegrafi

Ronaldo ia mësyn edhe një herë kurorës së trefishtë individuale, shifrat dhe trofetë janë në anën e tij

Cristiano Ronaldo e ka shënuar tashmë golin e tij të parë të edicionit 2019/20 për Juventusin, në humbjen e Bianconerëve me rezultat 3-2 ndaj Tottenhamit.

Ai u zëvendësua nga Maurizio Sarri në minutën e 62-të ndeshjes.

Ronaldo sërish e gjen veten në mesin e favoriteve për ‘Topin e Artë’, çmimin më të mirë të FIFA-s dhe çmimin UEFA të ‘Lojtarit Evropian të Vitit’.

Ai ishte vendimtar që Juventusi e  fitoi Serien A dhe Superkupën e Italisë, ndërkohë që ai luajti gjithashtu një rol kryesor në fushatën e suksesshme të Portugalisë në Ligën e Kombeve.

Cristiano Ronaldo te Juventusi . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Ronaldo e përfundoi sezonin me 28 gola dhe 10 asistime për Juventusin dhe u emërua lojtari më i mirë në Serie A.

Në Ligën e Kampionëve, Ronaldo fitoi ndeshjen e tij të 100-të dhe shënoi golin e tij të 125-të, shkruan Marca.

Ai gjithashtu shënoi tre herë për Portugalinë , kundër Zvicrës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në Porto.

Cristiano Ronaldo me Portugalinë në aksion . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Të gjitha këto shifra dhe paraqitje do të thotë se Ronaldo është një kandidat për Topin e Artë, që do të ishte i gjashti.

Ai çmimi e FIFA-s e ka fituar tri herë, ndërsa pesë herë është shpallur lojtari më i mirë nga UEFA. /Telegrafi/