Cristiano Ronaldo e ka shënuar tashmë golin e tij të parë të edicionit 2019/20 për Juventusin, në humbjen e Bianconerëve me rezultat 3-2 ndaj Tottenhamit.
Ai u zëvendësua nga Maurizio Sarri në minutën e 62-të ndeshjes.
https://twitter.com/arshil_futbol/status/1152929117899091970
Ronaldo sërish e gjen veten në mesin e favoriteve për ‘Topin e Artë’, çmimin më të mirë të FIFA-s dhe çmimin UEFA të ‘Lojtarit Evropian të Vitit’.
Ai ishte vendimtar që Juventusi e fitoi Serien A dhe Superkupën e Italisë, ndërkohë që ai luajti gjithashtu një rol kryesor në fushatën e suksesshme të Portugalisë në Ligën e Kombeve.
Ronaldo e përfundoi sezonin me 28 gola dhe 10 asistime për Juventusin dhe u emërua lojtari më i mirë në Serie A.
Në Ligën e Kampionëve, Ronaldo fitoi ndeshjen e tij të 100-të dhe shënoi golin e tij të 125-të, shkruan Marca.
Ai gjithashtu shënoi tre herë për Portugalinë , kundër Zvicrës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në Porto.
Të gjitha këto shifra dhe paraqitje do të thotë se Ronaldo është një kandidat për Topin e Artë, që do të ishte i gjashti.
Ai çmimi e FIFA-s e ka fituar tri herë, ndërsa pesë herë është shpallur lojtari më i mirë nga UEFA. /Telegrafi/