Telegrafi

Ronaldo ia kthen Simeones me gjestin e njëjtë

Festa e Cristiano Ronaldos me bashkëlojtarët (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo ishte më meritori që Juventusi e eliminoi Atletico Madridin dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër kishte pësuar me rezultat 2-0 në Wanda Metropolitano, mirëpo falë het-trikut të superyllit portugez në Allianz Stadium, Bianconerët vazhduan tutje.

Në ndërkohë, CR7 nuk e kishte harruar gjestin e turpshëm të trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, kur e festoi golin e skuadrës së tij në Madrid.

Duke e festuar het-trikun e tij dhe kualifikimin e skuadrës, Ronaldo vendosi t’ia kthente argjentinasit në të njëjtën mënyrë.

Ndërkohë që videoja me gjestin e tij është duke qarkulluar në masë të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/19jhodgkiss/status/1098337126008193024