Site icon Telegrafi

Ronaldo i gëzuar me Superkupën e Italisë: Synimi im ishte ta nisja vitin me një trofe me Juven

Cristiano Ronaldo, Superkupa e Italisë (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Cristiano Ronaldo është shprehur i gëzuar për golin e fitores në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Milanit, me ç’rast e fitoi edhe trofeun e parë me Juventusin.

Superylli portugez realizoi me kokë në sfidën e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite dhe ky gol mjaftoi që Zonja e Vjetër ta fitonte trofeun e parë për vitin 2019, teksa ky është titulli i tetë rekord i Superkupës së Italisë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, është shumë nxehtë dhe shumë vështirë të luash në këto kushte”.

Ronaldo e shënoi golin e vetëm në ndeshje (Foto: Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

“Luajtëm mirë, krijuam shumë raste dhe nuk ka dyshim se jam i lumtur që e kam shënuar golin e fitores”.

Lexo po ashtu Juventusi mposht Milanin dhe fiton Superkupën e Italisë

“Jam i lumtur, ka qenë synimi im për ta nisur vitin 2019 me një trofe, tashmë e kam titullin e parë me Juven dhe jam shumë i gëzuar!”.

“Është vetëm fillimi, po i marrim gjërat një nga një. E fituam këtë kupë, tash duhet të angazhohemi shumë për trofeun e radhës”.

Juve e fitoi për herë të tetë Superkupën e Italisë (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

“Serie A është gjithmonë objektivi bazë i Juves, jemi në krye të tabelës, por është një kampionat shumë i gjatë dhe do të jetë vështirë, prandaj duhet të vazhdojmë punën”.

“Golin ia dedikoj skuadrës, familjes, miqve dhe të gjithëve anekënd botës, të cilët e duan Juven dhe e duan Cristianon”, ka deklaruar CR7 për Rai Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version