Telegrafi

Ronaldo gënjeu hapur gjyqtarin për të ikur nga kartoni i verdhë në takimin ndaj Osasunës (Foto)

Kur gjyqtarët gabojnë, apo tregohen të butë me lojtarët e mëdhenj, shkaktohet kaos i madh të tifozët kundërshtar, posaçërisht në Spanjë.  

Kjo ndodhi edhe në fitoren e Real Madridit me rezultat 3-1 ndaj Osasunas.

Gjyqtari kryesor Ignacio Iglesias e fali Cristiano Ronaldon pasi portugezi gjeti një arsyetim i cili duket se ia ndryshoi mendjen referit.

Ronaldo i cili shënoi golin e parë për Los Blancos, ishte edhe një herë para portës kundërshtare gjatë pjesës së dytë, por ishte në pozicion jashtë loje.

Anësori ngriti flamurin, gjyqtari kryesor fishkëlloi, por CR7 nuk u ndal dhe provoi të mposht portierin italian, Salvatore Sirigu.

Kjo shkaktoi pakënaqësi te tifozët të cilët reaguan duke kërkuar që portugezi të ndëshkohet.

Por, kjo nuk ndodhi pasi Ronaldo u kthye nga gjyqtari duke shpjeguar pafajësinë me faktin se nuk e kishte parë dhe dëgjuar asgjë.

Ndeshja e ardhshme e Realit është ndaj Espanyolit. /Telegrafi/

Momenti kur CR7 ishte në pozicion jashtë loje

 

Gjyqtari kryesor nuk ishte larg ngjarjes

 

Por, Ronaldo e bëri të vetën…

 

Nuk dëgjova asgjë 

 

As nuk shikova …

 

I lumtur se shpëtoi…