Cristiano Ronaldo ka thënë se një nga kujtimet më të bukura në karrierë është pikërisht me Juventusin, por si kundërshtar.
Në një intervistë të dhënë portugezi ka sjellë në kujtesë të gjithë golat e shënuar, duke e veçuar njërin prej tyre si më të bukurin, pikërisht atë ndaj Gigi Buffon në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
“Kam shënuar plot 777 gola dhe natyrisht që çdonjëri ka pasur rëndësinë e vet, por ai më i veçanti për mua mbete goli që i kam shënuar mikut tim Buffonit, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, në vitin 2018”.
“Ishte një nga golat me gërshërë prej më të bukurave, le të themi perfekt”, deklaroi portugezi.
Edhe në listën e ndeshjeve më të bukura, sulmuesi portugez veçon një nga përballjet me Juventusin si kundërshtar, por edhe ndeshjen në Kampionin Botëror ndaj Spanjës.
“Është e vështirë të zgjedh ndeshjen perfekte, por do të veçoja atë ndaj Spanjës në Rusi 2018, kur shënova tre herë dhe finalen e Ligës së Kampionëve më 2017-ën në Cardiff, sërish ndaj Juventusit, ku arrita të shënoj dy herë”, përfundoi pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’. /Telegrafi/