Telegrafi

Ronaldo feston fitoren e Real Madridit në El Clasico ndaj Barcelonës

(Foto: Instagram)

Cristiano Ronaldo festoi fitoren e djeshme të Real Madridit ndaj Barcelonës me një postim në profilin e tij privat në Instagram.

Ylli portugez u largua nga Los Blancos në verën e vitit 2018 për t’u bashkuar me Juventusin. Së bashku me Alfredo Di Stefano ai është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e El Clasico me 18 gola.

Ata të dy ndjekin Leo Messin i cili ka 26 gola, por nuk ka arritur të shënojë as një gol kundër Realit  që kur ylli portugez u largua nga La Liga për të kaluar në Torino.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton me spektakël ndaj Barcelonës në Camp Nou dhe bëhet lider në La Liga

Real Madridi mundi Barcelona 3-1 dje (e shtunë) në Camp Nou dhe Ronaldo postoi një fotografi në Instagram për të festuar fitoren e ish-shokëve të tij.

Postimi i Ronaldos në Instagram

35-vjeçari postoi një ‘selfie’ nga kopshti i shtëpisë së tij në Torino, ku ai po mban karantinën pasi doli pozitiv në testin për Covid-19.

Ai thjesht shkroi: “Siiii” për të theksuar lumturinë e tij për fitoren e Los Blancos në Barcelona dhe postimi i tij u komentua nga disa nga ish-shokët e tij të skuadrës së Real Madridit, si Lucas Vazquez. /Telegrafi/