Cristiano Ronaldo festoi fitoren e djeshme të Real Madridit ndaj Barcelonës me një postim në profilin e tij privat në Instagram.
Ylli portugez u largua nga Los Blancos në verën e vitit 2018 për t’u bashkuar me Juventusin. Së bashku me Alfredo Di Stefano ai është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e El Clasico me 18 gola.
Ata të dy ndjekin Leo Messin i cili ka 26 gola, por nuk ka arritur të shënojë as një gol kundër Realit që kur ylli portugez u largua nga La Liga për të kaluar në Torino.
Real Madridi mundi Barcelona 3-1 dje (e shtunë) në Camp Nou dhe Ronaldo postoi një fotografi në Instagram për të festuar fitoren e ish-shokëve të tij.
35-vjeçari postoi një ‘selfie’ nga kopshti i shtëpisë së tij në Torino, ku ai po mban karantinën pasi doli pozitiv në testin për Covid-19.
Ai thjesht shkroi: “Siiii” për të theksuar lumturinë e tij për fitoren e Los Blancos në Barcelona dhe postimi i tij u komentua nga disa nga ish-shokët e tij të skuadrës së Real Madridit, si Lucas Vazquez. /Telegrafi/