Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, thuhet se është stërvitur në qendrën sportive Valdebebas të Real Madridit në orët e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja sportive Relevo, e cila raporton se ai është stërvitur në një fushë të ndarë.
Sidoqoftë, tutje thuhet se Cristiano është duke ushtruar atje për ta mbajtur formën e tij falë marrëdhënieve të mrekullueshme që i ka me klubin, ndërkohë që është në pritje të nisë një kapitull të ri në karrierë.
Kujtojmë që Ronaldo dhe Manchester Unitedi e ndërprenë bashkëpunimin, pas një interviste në të cilën futbollisti bëri kritika të shumta kundrejt klubit anglez.
Ndërkohë, CR7 nuk kaloi periudhë të mirë as te përfaqësuesja e Portugalisë, ku u la në bankën rezervë, ndërsa skuadra u eliminua në çerekfinale të Kampionatit Botëror nga Maroku. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo has trained at Real Madrid sporting center Valdebebas in the last hours — on a separated pitch 🚨⚪️ #Ronaldo
As revealed by @relevo/@hugocerezo, Cristiano’s just working there to keep his form thanks to great relationship with the club, waiting for new chapter. pic.twitter.com/mrbFneIPkt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 14, 2022