Telegrafi

Ronaldo e shikoi Nadalin duke eliminuar Djokovicin dhe u takua me legjendën Raul (Foto)

Getty Images

Cristiano Ronaldo e ka ndjekur nga afër gjysmëfinalen e Madrid Open, ku Rafael Nadal e mposhti Novak Djokovicin.

Ndërkaq, në këtë ngjarje, ai u takua me një tjetër legjendë të Real Madridit – Raul Gonzalez, i cili kishte shkuar po ashtu për ta shikuar duelin e madh të tenisit.

Përshëndetja e CR7 me Raul (Getty Images)

Tenisti spanjoll është një tifoz i madh i Real Madridit dhe padyshim se i ka pëlqyer prania e portugezit në tribuna.

Lexo po ashtu Nadal nënshtron Djokovicin për t’u kualifikuar në finale të Madrid Open (Video)

Për më shumë, prania e legjendës së Los Blancos, Raul, pa mëdyshje se ka qenë një motiv shtesë në triumfin e 30-vjeçarit.

Edhe Raul e ndoqi nga afër triumfin e Nadal (Getty Images)

Ndryshe, Nadal fitoi me rezultat 2-0 në sete kundër tenistit serb (6-2, 6-4) dhe është duke e kërkuar triumfin në finale ndaj austriakut Dominic Thiem. /Telegrafi/