Site icon Telegrafi

Ronaldo e qetëson Juventusin, Sarri tri dyshime për formacionin

Cristiano Ronaldo nuk luajti në ndeshjen e zhvilluar në Villar Perosa, për shkak të një shqetësimi, që ka i trembur edhe tifozët, por tani ka ardhur lajmi se portugezi do të jetë gati për Parman.

CR7 nuk do të luajë në miqësoren që Juventus do të zhvillojë të shtunën kundër Triestinas, por do të jetë i rregullt në fushë në “Enio Tardini” për debutimin zyrtar të Maurizio Sarrit.

Trajneri këtë miqësore do ta përdorë që të vendos për disa dyshime që i ka në formacion.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Sarri ka tre dyshime për momentin.

Në mbrojtje do të luftohet për një fanellë nga minuta e parë në mes të Loenardo Bonuccit dhe blerjes së re Matthijas De Ligt.

De Ligt te Juve

Në mesfushë, dyshimet ka mes Emre Can dhe Sami Khedira, me këtë të fundit që duket në avantazh.

Në fund vjen sulmi, ku do të luftojnë për një vend në formacion Gonzalo Higuain dhe Paolu Dybala.

Është e vështirë të thuhet se kush është në avantazh mes dy argjentinasve. Klubi të dy i ka nxjerrë në shitje.

Lojtarët e sigurt për një vend në formacionin kundër Parmas janë: Szczesny, Danilo, Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Rabiot, Douglas Costa dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Exit mobile version