Site icon Telegrafi

Ronaldo e pranon se mendoi tërheqjen nga Kombëtarja e Portugalisë

Cristiano Ronaldo është grumbulluar nga Përfaqësuesja e Portugalisë për herë të parë pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Pak kush e mendoi se CR7 do të grumbullohej sërish, pasi kishte raportime të ndryshme në Portugali se ai do të pensionohet nga Kombëtarja.

38-vjeçari e ka pranuar se ka menduar largimin nga Kombëtarja, por ka thënë se së bashku me familjen e tij kanë menduar gjatë dhe kanë reflektuar.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo mund të bëjë histori nesër mbrëma

“A kam menduar të largohem nga kombëtarja? Nuk do të gënjej, në jetën tonë duhet të vëmë në dyshim gjithçka”.

“Menduam, reflektuam, unë dhe familja ime, por më pas arritëm në përfundimin se pavarësisht vështirësive, nuk mund të largohesha”, tha portugezi.

Lexo po ashtu Ronaldo bën një pretendim të guximshëm për Superligën e Arabisë Saudite

Tutje pesë herë fituesi i Topit të Artë ka folur edhe për rolin e tij te Kombëtarja e Portugalisë.

“Roli im në ekipin kombëtar, në 10-15 vitet e fundit, ka qenë gjithmonë i njëjtë. Nëse më duan, do të jem gjithmonë aty. Motivimi im është i paprekur, vit pas viti, është njësoj si hera e parë”, u shpreh sulmuesi portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version