Njëri nga sulmuesit më të mirë në histori padyshim që është braziliani Luis Nazario De Lima Ronaldo.
Tanimë ish-sulmuesi brazilian ka dalë në pension dhe ka qenë në festën e 110 vjetorit të Interit.
Pas festës braziliani ka folur edhe për ‘tradhtinë’ që i bëri Interit duke kaluar tek rivali lokal Milan.
Por para se të pranonte ofertën e Milanit, ka qenë Ronaldo që iu vetë ofrua Interit por që presidenti i klubit në atë kohë Massimo Moratti e refuzoi.
“Po kaloja një moment të vështirë në Real Madrid dhe kisha nevojë për të luajtur më shumë kjo ishte arsyeja e largimit”.
“Interi gjithmonë kishte prioritet në zgjedhjen time dhe vendosa ta telefonoj Morattin për ta pyetur nëse më dëshironin përsëri por përgjigja ishte negative”.
41-vjeçari tregon se pas refuzimit të Interit kishte vendosur për ta pranuar ofertën e Milanit edhe pse e pranon se është tifoz zi kaltër.
“Pas refuzimit që pata vendosa t’i bashkohem Milanit por kjo gjë nuk ka ndryshuar asgjë në raportin tim me Interin”.
“Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe jam një tifoz i madh zi kaltër”, përfundoi Ronaldo.
Legjenda braziliani në Evropë ka luajtur edhe për PSV Eindhoven, Barcelonën e Real Madridin. /Telegrafi/