Cristiano Ronaldo shpreson që ta bindë ish-bashkëlojtarin James Rodriguez që t’i bashkohet te Juventusi.
Futbollisti kolumbian i ka kaluar dy sezonet e fundit i huazuar te Bayern Munichu, mirëpo kampioni gjerman nuk dëshiron t’i ofrojë kontratë për ta mbajtur.
Ai nuk ka të ardhme te klubi që e pronëson, Real Madridi, prandaj duhet të kërkojë një skuadër të re për të luajtur në sezonin e ardhshëm.
Bild bën të ditur se superylli i Juves, Ronaldo, i cili ka luajtur me mesfushorin ofensiv te Los Blancos, është i interesuar që ai të veshë fanellën bardh e zi.
Në sezonin që lamë pas, James shënoi shtatë gola dhe dhuroi katër asistime në 20 paraqitje në Bundesliga duke i ndihmuar Bayernit që të shpallej kampion. /Telegrafi/