Juvntusi e ka barazuar rezultatin ndaj Interit në kuadër të përballjes që po e zhvillojnë në International Champions Cup.
Zonja e Vjetër i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 68-të nga gjuajta e lirë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte shumë me fat, pasi topi u futë në rrjetën e Nerazzurëve fal devijimit që u bë në murin e gjallë.
Nga ana tjetër Interi kaloi në epërsi në fillim të ndeshjes me auto-golin e shënuar nga Matthijs de Ligt, që startoi për herë të parë te torinasit.
Nëse koha e rregullt përfundon 1-1, atëherë takimi do të shkojë direkt në gjuajtjen e penalltive. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=x46yfdMEIIg