Telegrafi

“Ronaldo duhet të jetë i lumtur që është i dyti në botë”

Ish trajneri i Spanjës, Javier Clemente, ka thënë se ylli Barcelonës, Lionel Messi, është superior ndaj Cristiano Ronaldos.

Ylli i Real Madridit, Ronaldo e ka mbyllur vitin duke e fituar Topin e Artë, por Clemente insiston se Messi është më i miri në botë.

“Messi është përpara të gjithëve. Ai bën gjëra të ndryshme dhe këto e vendosin në vendin e parë”.

“Kjo nuk do të thotë se pjesa tjetër nuk janë të mirë, dhe unë nuk e di pse disa njerëz bëhen nervoz shkaku i kësaj pune”.

Lexo po ashtu Messi i pamëshirshëm në stërvitje, i jep leksione bashkëlojtarëve (Video)

“Cristiano duhet të jetë i lumtur dhe krenar që është dyti”.

“Cristiano ka trup më të mirë dhe avantazh në kërcim dhe gjuajtje me kokë. Këtu është më i mirë, por Messi e mposht atë në teknikë, aftësi dhe vizion”.

Lexo po ashtu Italia bën gati ligjin që në Serie A të kthehen yje si Messi e Ronaldo, faji është edhe i Anglisë

“Ai duhet të jetë i lumtur dhe krenar që është dyti, nuk ka më një gjë fisnike në sport se të njohësh cilësitë e rivalit tuaj”, ka thënë Clemente. /Telegrafi/