Telegrafi

Ronaldo donte ‘festë të thjeshtë’ si gjithmonë, por Marcelo ia propozoi ‘stilin Messi’ (Foto/Video)

Festimi i Cristiano Ronaldos në Camp Nou sikurse ai i Lionel Messit në Santiago Bernabeu ka bërë bujë të madhe.

Ylli portugez i Real Madridit nuk ishte në formacionin titullar në ndeshje ndaj Barcelonës, por u inkuadrua në lojë në minutën e 58.

Megjithatë, impakti i Ronaldos ishte i madh, pasi arriti të shënoj gol të bukur në minutën e 82 të ndeshjes, ku festa e tij ishte e madhe.

Festa e Ronaldos para tifozëve në kamp Nou (Twitter)

Ronaldo vendosi ta heq fanellën dhe të festoj si i ‘çmendur’, ndërsa në fund e mbajti fanellën në duar duke ia drejtuar tifozëve, ashtu sikurse Messi në Santiago Bernabeu.

Festimi i tij ka bërë bujë të madhe, duke u cilësuar si kopjim, por CR7 nuk e kishte në plan të festonte ashtu, por sipas mediave ishte shoku i tij, Marcelo, i cili ia propozoi një gjë të tillë.

Marcelo duke ia propozuar festimin Ronaldos

Propozimin dhe festimin e Ronaldos mund ta shihni në videon më poshtë. /Telegrafi/

https://twitter.com/Olumidejnr_/status/896982164012765186