Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shprehur dhembshurinë për lotët e Lionel Messit pas humbjes në finale të Copa America dhe shpreson që argjentinasi ta rishqyrtojë vendimin e tij për t’u tërhequr nga kombëtarja.
Kapiteni i Argjentinës nuk i mbajti lotët pas humbjes së penaltisë dhe dështimit të fitonte një trofe të rëndësishëm me përfaqësuesen, saqë deklaroi se po tërhiqej nga ekipi kombëtar.
MOS E HUMBNI: Dënimi për Messin, 21 muaj burg?!
Edhe pse njihet si rivali i tij më i madh në botën e futbollit, CR7 ka thënë se i dhemb ta shohë në atë gjendje Messin.
“Më dhemb kur e shoh Messin në lot dhe shpresoj që ai të kthehet te ekipi kombëtar, sepse ata kanë nevojë për të”, ka deklaruar Ronaldo.
Ndërkohë, superylli i Barcelonës është goditur nga vendimi i gjykatës që e ka dënuar e 21 muaj burg atë dhe babanë e tij, për shkak të mashtrimit me tatime. /Telegrafi/