Cristiano Ronaldo ak festuar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA për herë të dytë radhazi duke marrë familjen e tij në restaurantin Novikov në Londër.
Ylli i Real Madridit i cili mposhti Messin dhe Neymarin për të fituar këtë vlerëim, darkoi me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe djalin Cristiano junior, ashtu sikurse me bashkëlojtarin Sergio Ramos e partneren e tij, Pilar Rubio.
Ronaldo shkoi në këtë darkë direkt nga ceremonia në London Palladium te Novikov, vend që ka restauronte aziatike dhe italiane ashtu sikurse një bar kafe.
Ai u largua në ora 2:00 të mëngjesit duke mbajtur djalin shumë të lodhur teksa menaxhoi një numër të madh të fansave për t’u dhënë nga një autograf, të cilët e ndoqën atë deri te restauranti ku po darkonte.
Ramos dhe e dashura e tij i shpëtuan kaosit nga fansat duke u drejtuar për në hotel me taksi.
Ishte kjo një mbrëmje e suksesshme për Ronaldon dhe klubin e tij. Jo vetëm që fitoi Çmimin e Lojtarit më të mirë të Vitit pasi ndihmoi Realin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan në vitin 2017, por Zinedine Zidane u shpall ashtu trajneri i vitit.
Novikov i vendosur në Berkeley Street afër Green Park, përshkruhet si një restaurant që ofron enterier të qetë dhe kontemporan me ofertë superiore kulinare. /Telegrafi/