Site icon Telegrafi

Ronaldo dhe Georgina publikojnë fotografi familjare dhe këshillojnë të qëndroni në shtëpi

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver)

Sikur pjesa më e madhe e Evropës, edhe familja e Cristiano Ronaldos po qëndron në izolim brenda shtëpisë, për të shmangur infeksionin potencial me coronavirus.

Dhe natyrisht se këshilla është ajo e ekspertëve që të qëndrojmë në shtëpi derisa të mos ketë rrezik për infeksion.

Cristiano Ronaldo e ka publikuar një fotografi familjare për Pashkë, në të cilën ndodhet partnerja e tij, Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e futbollistit.

Një orë pas publikimit në Instagram, fotografia ka marrë mbi tre milionë pëlqime nga ndjekësit e shumtë të superyllit portugez.

Lexo po ashtu Brenda rezidencës afro tetë milionë euroshe të Ronaldos në Madeira - atje ku futbollisti po qëndron i izoluar me familjen e tij

Kujtojmë që sulmuesi i Juventusit është baba i tre fëmijëve që kanë lindur nga nëna surrogate (Cristiano Jr. i lindur në qershor 2010 dhe binjakët Eva dhe Mateo të lindur në qershor 2017) dhe një vajze nga lidhja me Georginan, Alana Martina, e lindur në nëntor 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version