Site icon Telegrafi

Ronaldo dhe agjenti Mendes prezantojnë planin e Man Cityt te Juventusi

Manchester City po bëhet gjithnjë e më shumë një propozim realist për Cristiano Ronaldon, nëse ata mund të bien dakord për një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin për Bernardo Silvan.

Agjenti Jorge Mendes çuditërisht fluturoi në Torino pasditen e së mërkurës me një avion privat, duke shkuar direkt në shtëpinë e Ronaldos.

Është raportuar se ai është atje për negociata urgjente me lojtarin, duke paraqitur opsionet, dhe më pas i përcjell ato zhvillime te Juventusi.

Lexo po ashtu Agjenti Jorge Mende fluturon për në Torino, situata e Ronaldos te Juventusi mbetet e komplikuar

PSG po kërkon diku tjetër edhe nëse Kylian Mbappe largohet për në Real Madrid, kështu që Manchester City është alternativa e vetme e vërtetë.

City thuhet se nuk do të paguajë çmimin e kërkuar prej 30 milionë eurosh, por mund të jetë i hapur për një shkëmbim lojtarësh, nëse ata mund të bien dakord për njeriun në fjalë.

Juventusi do të ishte i interesuar për Gabriel Jesus, edhe pse Bernardo Silva mund të jetë një emër më i mundshëm që klubet të mund të arrijnë një marrëveshje.

Manchester City është i hapur për këtë tani që Harry Kane ka deklaruar se do të qëndrojë në Tottenham Hotspur.

Sipas Sky Sport Italia, kampionët e Ligës Premier gjithashtu do të ofrojnë vetëm 15 milionë euro në rrogë në sezon, afërsisht gjysma e pagës së tij aktuale në klubin nga Torino.

Lexo po ashtu Formacioni i çmendur i mundshëm i Man Cityt me Ronaldon në sulm

Me ditën e mbylljes së afatit të transferimeve më 31 gusht, u jep atyre shumë pak kohë për të përpunuar detajet e një operacioni kaq të madh.

Ronaldo është 36 vjeç, por fitoi titullin ‘Capocannoniere’ apo golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar me 29 gola në 33 ndeshje të Serie A.

Times Sport gjithashtu konfirmon raportet se Ronaldo dhe agjenti Jorge Mendes po përpiqen të shtyjnë për një transferim në Etihad. /Telegrafi/

Exit mobile version