Telegrafi

Ronaldo, Casemiro dhe Marcelo: Historia e fotografisë pas të cilës Reali gjithmonë fiton

Foto: record.pt

A mundet një fotografi të ndryshojë rezultatin e një ndeshje apo dhe ndoshta të gjithë një ngjarje?

Po, ndoshta po. Së paku kështu shpresojnë dhe mendojnë Cristiano Ronaldo, Marcelo dhe Casemiro.

‘Tre muskëtjerët” e Real Madridit kanë një ritual që e përsërisin çdo herë që luajnë një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu “E pabesueshme, por e vërtetë”, historia se si Reali e lëshoi Coutinhon nga duart në vitin 2008, por çfarë ndodhi me lojtarin që transferuan në vendin e tij?

Ata, postojnë gjithmonë të tre së bashku një fotografi nga aeroporti i qytetit që do ta “pushtojnë”.

 

Të enjten, ekipi mori aeroplanin nga Madridi për në Ukrainë dhe Cristiano ndau një foto në rrjetet sociale së bashku me dy lojtarët brazilian. Deri këtu duket gjithçka e zakonshme, por për tifozët që njohin mirë Realin, ky imazh sa herë që është përsëritur iu sjellë kujtime të mëdha.

Çdo herë që treshja publikon fotografi në aeroporte për një duel eliminator të Ligës së Kampionëve larg shtëpisë së tyre, skuadra e Zinedine Zidanes gjithmonë fiton.

Rundi i parë eliminues 1/16: 5 mars, para PSG – Real Madrid në Paris (Los Blancos fitojnë 1-2, Ronaldo dhe Casemiro shënojnë nga një gol)

Çerekfinale: 2 prill, para Juventus – Real Madrid në Torino (Los Blancos fitojnë 0-3, një gol Ronaldo dhe dy Marcelo)

Gjysmëfinale: 24 prill, para Bayern Munich – Real Madrid në Mynih (Los Blancos fitojnë 1-2, Marcelo dhe Marco Asensio shënojnë nga një gol)

Dhe tani Kiev, Ukrainë

Pra, kur dyshja publikojnë fotografi bashkë, së paku njëri nga të tre nuk mungojnë në listën e golashënuesve.

A do të thyhet kjo traditë nga Liverpooli i Jurgen Klopp në Kiev, apo do vazhdojë tradita? Kjo mbetet të shihet… /Telegrafi/