Site icon Telegrafi

Ronaldo barazon rekordin e vendosur 59 vite më parë në Serie A

Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i katër që arrin të shënojë 33 gola brenda një viti kalendarik në Serie A, pas dy golëshit në fitoren 4-0 të Juventusit ndaj Parmës.

Lojtari 35-vjeçar shënoi në secilën pjesë, derisa Zonja e Vjetër mori një fitore të rëndësishme, duke rivalizuar Milanin dhe Interin që janë në krye.

Ylli portugez barazoi rekordin e legjendës së Juventusit, Omar Sivori, që në vitin 1961 iu bashkua dyshes tjetër, Gunnar Nordahl (36 gola në vitin 1950) dhe Felice Borel (41 gola në vitin 1933).

Lexo po ashtu Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar për vitin 2020 – Messi dhe Ronaldo të pakapshëm

Ai mund të ketë shansin që të shënojë më shumë gola deri në fund të vitit 2020, pasi Biankonerët do të takohen me Fiorentinën në javën e ardhshme.

33 golat e shënuara nga pesë herë fituesi i Topit të Artë erdhën nga 174 goditje në drejtim të portës – së paku 67 shanse më shumë se çdo lojtarë tjetër.

Lexo po ashtu Top dhjetë portierët, mbrojtësit, mesfushorët dhe sulmuesit sipas FIFPro

Kjo i bije që ai ka një përqindje për gol 27.73, që krahasohet me atë të Ciro Immobiles 28.63.

Ronaldo ka shënuar 27 gola me këmbën e tij të djathtë, që është arma e tij më e fortë, dy me këmbën e mjatë dhe të tjerat me kokë. /Telegrafi/

Exit mobile version