Telegrafi

Ronaldo barazon rekordin e Puskas në listën e golashënuesve më të mirë në histori

(Foto: Twitter/Juniverse)

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka arritur Ferenc Puskasin duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në histori të futbollit.

35-vjeçari u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes ndërmjet Portugalisë dhe Andorrës (të cilën përfaqësuesja e tij e fitoi me rezultat 7-0) dhe e shënoi golin e gjashtë.

Ky ishte goli i 746-të në karrierën e Ronaldos, po aq sa i ka shënuar edhe legjenda hungareze e Real Madridit, Ferenc Puscas.

Vetëm Josef Bican, Romario dhe Pele ndodhen para portugezit në listën e golashënuesve më të mirë në histori.

Lexo po ashtu Tjetër ndeshje, tjetër gol – Ronaldo i afrohet më shumë rekordit historik

Bican është i pari në listë me 805 gola, i ndjekur nga Romario me 772 dhe Pele me 767 gola të realizuar në karrierën futbollistike. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Juniverse)