Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është barazuar me rivalin e përbetuar, Lionel Messi, me numrin e het-trikëve në Ligën e Kampionëve.
Portugezi i shënoi tre gola në takimin kundër Atletico Madridit dhe në këtë mënyrë arriti shifrën prej shtatë het-trikësh në garën më të madhe evropiane për klube, aq sa i ka edhe superylli i Barcelonës.
Ky ishte het-triku i dytë radhazi për CR7, pas atij ndaj Bayern Munichut dhe në këtë mënyrë, e ka vënë ekipin e tij në një pozitë të mirë për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Për më shumë, ky ishte het-triku i 47-të në karrierën mbresëlënëse të Ronaldos në të gjitha garat.
Ndërsa askush në histori të Ligës së Kampionëve nuk ka shënuar më shumë gola se ai – 103. /Telegrafi/