Cristiano Ronaldo vazhdon të koleksionojë rekord pas rekordi në futbollin evropian.
Sulmuesi portugez është njëri nga golashënuesit më të mëdhenj në histori të futbollit dhe këtë e ka dëshmuar tash e disa vite.
Golat e shumtë të shënuara me skuadrat e tij kanë bërë që Ronaldo të arrijë shumë rekorde botërore.
Cristiano Ronaldo becomes the first player to score 400 goals in Europe’s top five leagues pic.twitter.com/N7QxMKbJhC
— B/R Football (@brfootball) October 20, 2018
Një i tillë është edhe ky i sotmi (e shtunë), të cilin e ka arritur portugezi me golin e shënuar në Serie A ndaj Genoas.
Me këtë gol, Ronaldo ka arritur në shifrën e 400 golave në pesë ligat kryesore evropiane duke u bërë i pari lojtar që arrin këtë rekord.
Ylli portugez në kohën e kaluar te Manchester Unitedi ka shënuar plot 84 herë në Ligën Premier.
Diferenca e golave të Ronaldos u bë te Real Madridi, pasi nga 292 ndeshje në La Liga, portugezi tundi rrjetën plot 311 herë.
Në anën tjetër me fanellën e Juventusit deri më tani ka shënuar pesë gola në Serie A.
Lojtari i vetëm që e ndjek portugezin është rivali i tij i përjetshëm Lionel Messi, i cili ka shënuar 389 gola me Barcelonën në La Liga. /Telegrafi/
400 – Cristiano #Ronaldo is the first ever player to score 400 goals in the top five European leagues. Monument. #JuveGenoa
— OptaPaolo (@OptaPaolo) October 20, 2018