Telegrafi

Ronaldo apo Messi: Cili ka statistika më të mira në turnetë e mëdha me përfaqësuese

(Foto: Instagram/leomessi/cristiano)

Cristiano Ronaldo ka vazhduar të vërë rekorde në Kampionatin e sivjetmë Evropian – ‘Euro 2020’. Në tri ndeshjet grupore, ai i ka shënuar pesë gola – dy më shumë se cilido futbollist tjetër.

Me golat e realizuar kundër Hungarisë, Gjermanisë dhe Francës, 36-vjeçari e ka ngritur në 14 numrin e përgjithshëm të golave në Kampionatet Evropiane.

Ky është rekord historik, ndërsa edhe kombinimi i golave në Kampionate Evropiane dhe Kampionate Botëror – 21 sosh në të dy turnetë, është po ashtu rekord më vete.

Statistikat flasin vet, ndërsa CR7 është një gol larg për të thyer rekordin si golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësuesve (pasi tashmë e ka barazuar rekordin e mbajtur nga legjenda iraniane, Ali Daei).

Lexo po ashtu Ronaldo barazon Ali Daein, drejt rekordit si golashënuesi më i mirë në histori për kombëtare

Dhe siç ndodh rëndom, krahasimi bëhet me superyllin tjetër, Lionel Messi. Planet Football ka vënë në pah statistikat e dyshes gjatë pjesëmarrjes në turnetë ndërkombëtare me Portugalinë dhe Argjentinën.


Lionel Messi

(Foto: Instagram/leomessi)

Kampionate Botërore

Ndeshje – 19
Gola – 6
Asistime: 7
Penallti të shënuara – 0
Minuta për gol – 270.8
Minuta për gol që nuk është penallti – 270.8
Minuta për gol ose asistim: 125

Copa America

Ndeshje – 30
Gola – 10
Asistime – 14
Penallti të shënuara – 2
Minuta për gol – 254.7
Minuta për gol që nuk është penallti – 318.4
Minuta për gol ose asistim – 106.1

Total

Ndeshje – 49
Gola – 16
Asistime – 21
Penallti të shënuara – 2
Minuta për gol – 260.8
Minuta për gol që nuk është penallti – 298
Minuta për gol ose asistim – 112.8

Cristiano Ronaldo

(Foto: Instagram/cristiano)

Kampionate Botërore

Ndeshje – 17
Gola – 7
Asistime – 2
Penallti të shënuara – 2
Minuta për gol – 211
Minuta për gol që nuk është penallti – 294.8
Minuta për gol ose asistim – 163.8

Kampionate Evropiane

Ndeshje – 24
Gola – 14
Asistime – 9
Penallti të shënuara – 3
Minuta për gol – 147
Minuta për gol që nuk është penallti – 187.6
Minuta për gol ose asistim – 89.7

Total

Ndeshje – 41
Gola – 21
Asistime – 11
Penallti të shënuara – 5
Minuta për gol – 168.5
Minuta për gol që nuk është penallti – 221.1
Minuta për gol ose asistim – 110.6


Në bazë të këtyre statistikave, Messi ka qenë më i frytshëm në Kampionate Botërore me një mesatare për gol ose asistim prej 125 minutash, krahasuar me Ronaldon që të njëjtën gjë e ka bërë për 163.8 minuta.

Mirëpo, në përgjithësi, portugezi dominon. Përgjatë turneve të mëdha, CR7 ka një mesatare superiore sa i përket minutave për gol, minutave për gol që nuk është penallti dhe minuta për gol ose asistim.

Për më shumë, superylli i Juventusit e ka fituar njërin prej trofeve të mëdha – atë të Kampionatit Evropian me Portugalinë në ‘Euro 2016’ (duke mos e përmendur Ligën e Kombeve të vitit 2019).

Messi akoma nuk e ka fituar një trofe të madh me Argjentinën, ndërsa ka humbur në finale të Kampionatit Botëror të vitit 2014, si edhe në Copa America 2015 dhe 2016. /Telegrafi/