Telegrafi

Ronaldinhos nuk i ka humbur klasi, shënon gol fantastik nga rreth 40 metra në një miqësore (Video)

Ronaldinho ka treguar edhe një herë se ende ka klasin e dikurshëm në këmbët e tij.

Braziliani gjatë gjithë karrierës ka argëtuar tifozët gjatë një ndeshje, jo vetëm duke shënuar gola të bukur, por duke bërë trike dhe lëvizje fantastike në fushë.

Në moshën 37 vjeçare, në një miqësore në Meksikë ndaj legjendës së Barcelonës, Carlos Puyol, ai shënoi një super gol.

Topi i Artë i vitit 2005 ishte pjesë e skuadrës “Yjet e Amerikës”, ndërsa Puyol “Yjet e Evropës”.

Por, mbrojtësi spanjoll nuk arriti të ndal brazilianin të shënojë gol magjik nga rreth 40 metra.

Teksa skuadra e tij ishte duke humbur 1-0, në minutën e 62-të ai befasoi portierin. Magjia nuk përfundoi këtu, në minutën e 74 kaloi dy lojtarë kundërshtarë me delikatesë dhe asistoi bukur te një nga bashkëlojtarët e tij.

Lexo po ashtu Nga Ronaldinho deri te Zamorano: Historia pas çdo zgjedhje të çuditshme të numrit në fanellat e tyre (Foto)

Në fund skuadra e Ronaldinhos fitoi me rezultat 5-4.

Pas ndeshjes Puyoli publikoi një fotografi në Instagram duke shkruar: “Është gjithmonë mirë të takojë shoku im”. /Telegrafi/