Telegrafi

Ronaldinho refuzoi të emëronte Messin si më të mirin dhe pretendoi se tre lojtarë janë më të fortë

Ish-legjenda braziliane Ronaldinho, ka refuzuar që të emërojë Lionel Messin si më të mirin e të gjitha kohërave në futboll, teksa ka emëruar jo një, por tre lojtarë që sipas tij duhet të jenë pjesë e këtij debati.

Messi e shijoi aventurën e tij tek Barcelona, duke fituar 35 trofe gjatë atij rrugëtimi, që përfshinte 10 tituj të La Ligas dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Ai u transferua tek Paris Saint-Germaini, ku edhe aty korri sukses duke fituar tre tituj gjatë kohës së tij të qëndrimit në Francë.

Tani tek Inter Miami, ai e ka udhëhequr ekipin e tij drejt trofeut të parë të tyre në histori, duke fituar Kupën e Ligës.

“Jam i lumtur që Messi e ka fituar Topin e Artë, ne ishim shokë të mirë gjatë kohës sonë tek Barcelona, por mua nuk më pëlqen të bëjë krahasime dhe më vjen vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë Ronaldinho në një intervistë për Marca.

“Aty ishte Maradona, Pele, Ronaldo, është e vëhstirë të thuash se Messi është më i miri në histori të futbollit, por mund të them vetëm se ai është më i miri në epokën e tij”, është shprehur braziliani.

Lexo po ashtu Dani Carvajal i jep fund debatit Messi-Ronaldo me një përgjigje brilante

Messi në anën tjetër nuk ishte kursyer aspak në lavdata kur ka folur për kohën e Ronaldinhos tek Barça.

“Ronaldinho ishte përgjegjës për ndryshimin që ndohi tek Barça. Ishte një përiudhë e keqe dhe ndryshimi që erdhi pas mbërritjes së tij ishte fantastike. Barcelona duhet të jetë gjithmonë mirënjohëse për atë që ka bërë ai”, ka thënë Messi./Telegrafi/