Futbollisti i madh brazilian, Ronaldinho e ka njoftuar Paul Pogban se ai mund të fitojë Topin e Artë – nëse ai i kushton vëmendje menaxherit Jose Mourinho.
Çmimi më i madh individual vjetor është bërë pronë ekskluzive e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos gjatë dekadës së fundit.
Kaka në vitin 2007 ishte njeriu i fundit jashtë kësaj dyshe që morri nderin për ta fituar Topin e Artë, pasi në 10 vitet e fundit Messi dhe Ronaldo fituan nga pesë herë secili.
Por, Ronaldinho, i cili ishte fituesi i këtij çmimi në vitin 2006 pasi udhëhoqi Barcelonën drejt lavdisë në Ligës së Kampionëve, beson se nuk ka asnjë arsye pse Pogba nuk mund të fitojë Topin e Artë.
“Ai mund të fitojë Topin e Artë, pa dyshim. E shoh Pogban si mik, nuk e shoh veten si idhullin e tij”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për Canal Football Club.
“Ai është i ri, i talentuar dhe ai ka aftësinë për të luajtur kudo, ai mund të luajë në një rol të lirë, mbrojtës, si vrapues apo edhe sulmues”.
“Ai ka karakteristikat e një lojtari që mund të mbushë çdo pozitë, ai mund të bëjë histori”.
Megjithatë, Ronaldinho shtoi se ai duhet të respektojë vullnetin e ‘Special One’ – edhe nëse kjo do të thotë të kalosh kohë në stol.
“Ai e njeh stolin e zëvendësuesve, si unë në Paris Saint-Germain me [ish-trajnerin Luis] Fernandez. Nuk është e njëjtë kur Mourinho ju thotë se ju jeni në stol, ju duhet ta respektoni atë pak më shumë”.
“Unë mendoj se Paul ka shumë për të mësuar nga Mourinho, i cili është një nga trajnerët më të mirë në botë, një trajner i cili ka fituar kaq shumë tituj duhet të respektohet”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/