Telegrafi

Ronaldinho: Nuk më vjen keq që refuzova Unitedin e Chelsean

Ylli brazilian, Ronaldinho pohon se ai nuk ka asnjë keqardhje që ka refuzuar interesimin e skuadrave të Ligës Premier, Manchester Unitedit dhe Chelseat në kulmin e karrierës së tij.

Sulmuesi magjik brazilian ishte një nga talentet më të kërkuarit në botën e futbollit gjatë verës së vitit 2003.

United ishin të etur për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës për të mbuluar humbjen e David Beckham te Real Madridi, me Paris Saint-Germain që ishte e hapur për oferta.

“Po, unë mund të kisha luajtur për një klub tjetër, por unë shkova në Barcelonë për shkak të miqësisë sime me Sandro Rosell. Mund të kisha luajtur për Manchester Unitedin”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për FourFourTwo.

“Nuk pendohem që nuk kam luajtur në Angli, por ajo mund të ketë qenë e veçantë, sepse kjo është një ligë fantastike”, shtoi Ronaldinho.

“Chelsea u përpoq të më marrë mua një herë, dhe disa ekipe tjera ishin të interesuara në nënshkrimin tim gjithashtu”, përcjell Telegrafi.

“Liga është aq e shpejtë dhe në mënyrë intensive gjithë kohës – është e madhe për të parë dhe jo e mërzitshme”.

“Unë nuk prirem për të shikuar të gjitha 90 minutat e ndeshjeve në Ligën Premier, por unë shoh më shumë rastet kryesore dhe golat në Ligën Premier sesa shoh nga ligat e tjera në mbarë botën”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/