Ronaldinho beson se ylli i Manchester Cityt, Gabriel Jesus mund të bëhet një ditë lojtari më i mirë në botë dhe të marr vendin e Lionel Messit.
Jesus u bashkua me Cityn gjatë muajit të kaluar nga Palmeiras dhe ka goditur me paraqitjet e tij të para në Ligën Premier, duke shënuar tre gola në tre ndeshjet e para.
Këto paraqitje, por edhe talenti i tij në përgjithësi kanë bërë që ish-futbollisti më i mirë në botë, Ronaldinho, të deklaroj se ai një ditë do bëhet më i miri në botë, duke zënë vendin e Messit.
“Manchester City kanë një lojtar shumë të veçantë në skuadër, Gabriel Jesusi. Ndoshta edhe në të ardhmen, lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Ronaldinho për Mirror, përcjell Telegrafi.
“Për momentin më i mirë në botë është Messi. Unë gjithmonë kam thënë unë mendoj se një ditë ai do të jetë Neymar”.
“Por si 19-vjeçar, në të ardhmen, ai mund të jetë Gabriel. Ai i ka të gjitha aftësitë për të bërë këtë që të ndodhë”, përfundoi magjiku brazilian. /Telegrafi/