Telegrafi

Ronaldinho flet për përvojën e tij në burg: Isha i bindur se do të më rrihnin çdo ditë

Një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Ronaldo de Assis Moreira, Ronaldinho u arrestua në Paraguaj tre vite më parë dhe kaloi disa kohë në burg dhe tani ka folur për atë përvojë.

Ronaldinho mbërriti në Paraguaj për të promovuar librin “Gjeniu i jetës” dhe për të marrë pjesë në një ngjarje humanitare dhe u arrestua pasi kishte hyrë në vend me një pasaportë false të atij vendi.

Braziliani u arrestua më 5 mars 2020 së bashku me vëllain e tij Roberto, dhe pas 32 ditësh u liruan nga burgu në Asuncion.

Ai u lirua pasi vendosi kusht 1.6 milionë dollarë për vëllain e tij dhe veten e tij, dhe tani ka zbuluar se kishte frikë për sigurinë e tij.

Lexo po ashtu Sot 18 vite më parë, Ronaldinho shënoi një nga golat më të famshëm të të gjitha kohërave

“Unë hyra në burg dhe isha i bindur se do të më rrihnin çdo ditë dhe do të më bënin gjërat e tmerrshme që bëjnë zakonisht në burg”.

“Por sapo hyra brenda, të burgosurit thirrën menjëherë gardianët dhe u kërkuan atyre një top që t’u tregoja truke”.

“Të nesërmen në mëngjes luajtëm ndeshje pesë me pesë kundër gardianëve”, ka thënë Ronaldinho, i cili festoi ditëlindjen e tij të 40-të në një burg të Paraguait. /Telegrafi/